Ngjarjet e datës 18 dhjetor

Aktuale

Ngjarjet e datës 18 dhjetor

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 07:25
Ilustrim

Ngjarjet e datës 18 dhjetor 2020.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj vizitojnë Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Dardania”. (Prishtinë, ora 09:00)

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Bekim Ademi, mban konferencën e fundvitit për mediat. (Salla e konferencave në ndërtesën e re të Komunës Ferizaj, ora 09:00)

Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, 09:30)

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha komunale e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik Sevil Kazaz përurojnë përfundimin e punimeve për fazën e dytë të shtegut të biçikletave “Downhill”. (Prizren, ora 09:30)

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani takohet me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. (Selia e PD-së, Tiranë, ora 10:00)

Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon konferencën për media me temën “Performanca e gjyqësorit gjatë muajve prill – shtator 2020, në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”. (Hotel ‘Sirius’, salla Castor, kati 8, ora 10:00)

EdGuard Institute publikon raportin mbi mbarëvajtjen e mësimit në pandemi, ku do të marrë pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj. (Resource Center Kosovo, Pejton, rruga ‘Pashko Vasa’, ndërtesa Sigal, nr. 10/1, Prishtinë, ora 10:15)

Mbahet seanca e re e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Paraqitja e parë e Nasim Haradinajt para Gjykatës Speciale në Hagë. (Ora 11:00)

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani takohet me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ku do të mbahet edhe ceremonia e dorëzimit të Çelësit të Qytetit. (Bashkia e Tiranës, ora 11:00)

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani takohet me ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha. (Ora 11:45)

Paraqitja e parë e Hysni Gucatit para Gjykatës Speciale në Hagë. (Ora 14:00)

Me rastin e hapjes së edicionit të katërt të “Prishtina International Theater Festival” PITF2020, mbahet konferencë për media. (Foajea e Teatrit “Faruk Begolli” AAB, ora 14:00)

Ekipi i OKB-së në koordinim me MSH dhe IKSHP lansojnë fushatën për parandalimin e COVID-19 #përhatër, ku marrin pjesë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ambasadori britanik Nicholas Abbott, drejtori ekzekutiv i IKSHPK-së Naser Ramadani, koordinatorja e Zhvillimit të OKB-së, Ulrika Richardson. (Sheshi “Zahir Pajaziti” Prishtinë, ora 14:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat