Hamiti: E gjithë kjo pritshmëri e madhe për VV-në do t’i dëshpërojë njerëzit

Aktuale

Hamiti: E gjithë kjo pritshmëri e madhe për VV-në do t’i dëshpërojë njerëzit

Më: 15 janar 2021 Në ora: 21:43
Muhamet Hamiti 

Profesori universitar, Muhamet Hamiti, i ka vlerësuar, siç i quan ai, pritshmëritë e mëdha të qytetarëve ndaj subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, si të rrezikshme.

Kjo, sipas tij, sepse mund të çojë në dëshpërim, për shkak të mospërmbushjes së premtimeve. Hamiti këto deklarime i ka bërë në studion e ‘Pressing’, teksa ka pasur komente edhe për liderin e partisë opozitare.

“Vetëvendosje do të fitojë zgjedhjet, por jo me rezultatin që presin. Ata po e ndjellin fitoren. Pritshmëria kaq e madhe do t’i dëshpërojë njerëzit. Do të paguhet një çmim për indoktrinimin që po bën VV’ja. E kanë një njeri (Albin Kurti), sipas të cilit sillet krejt bota rreth tij”, ka deklaruar ai.

Tutje, ish-ambasadori në Britani të Madhe ka thënë edhe se LDK’ja është “formacioni më demokratik në vend”.

Sipas tij, LDK’ja do ta ndalojë regjimin diktatorial në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat