Thirrja e Tomë Gashit: Votoni numrin e referendumit!

Aktuale

Thirrja e Tomë Gashit: Votoni numrin e referendumit!

Nga: N.SH Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 12:20
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës, që të votojnë Lëvizjen Vetëvendosje. Gashi shkruan në Facebook se, Lëvizja Vetëvendosje nuk i tradhton interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, ashtu siç vepruan ata që ishin në pushtet që 21 vite.

Gashi thotë se qytetarët nuk kanë arsye t’u besojnë premtimeve të partive që premtojnë miliarda investime, e të cilat nuk do t’i shohim kurrë.

Sipas tij, Vetëvendosje është tjetër dhe nuk e vjedh shtetin.

Postimi i plotë:

LËVIZJA VETËVENDOSJE ka program real. LËVIZJA VETËVENDOSJE - nuk bënë premtime të cilat nuk mund të realizohen !

LËVIZJA VETËVENDOSJE nuk i tradhton interesat e qytetarëve të Republikës, siç vepruan këta që ishin në pushtet për 21 vite dhe që asgjë të mirë nuk bënë për Kosovën!

Qytetarët e Republikës se Kosovës nuk kanë arsye t’u besojnë premtimeve të partive që premtojnë miliarda investime e të cilat nuk do t’i shohin kurrë, sepse këta janë të njëjtit, e LËVIZJA VETËVENDOSJE është krejt tjetër, e kundërta e tyre, ajo nuk e vjedh shtetin!

Qytetarët e Republikës së Kosovës tanimë nuk kanë dilema kënd ta votojnë, siç e kishin ne zgjedhjet e tetorit 2019 sepse tani në listë të përbashkët- në listë të

VETËVENDOSJES janë bashkë Albini dhe Vjosa . Na priftë e mbara! VOTO numrin e referendumit NJË- DY -SHTATË -127-

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat