Edhe Reshitaj kërkon rinumërim të votave: Të zbardhet e vërteta e gjithë këtij lëmshi

Aktuale

Edhe Reshitaj kërkon rinumërim të votave: Të zbardhet e vërteta e gjithë këtij lëmshi

Nga: A.SH Më: 9 mars 2021 Në ora: 21:45
AAK

Pas gjithë kësaj tollovie që është krijuar sa i përket vjedhës së votave, edhe kandidatja për detpuete nga AAK, Albena Reshitaj ka kërkuar rinumrim të votave.

Sipas saj, vetëm rinumërimi total i votave do të zbardh të vërtetën e gjithë këtij lëmshi.

Postimi në Facebook:

Për hir të demokracisë dhe besimit qytetarë, e duke i parë rastet tashmë të konstatuara edhe nga PZAP në tjetërsimin e besimit qytetarë si dhe duke përcjellur edhe kërkesat e kandidatëve për deputet nga shumë parti politike për rinumërim të votave, konsideroj që më e pakta që mund të bëjë KQZ për të parandaluar këtë degradim të vullnetit të qytetarëve është marrja e vendimit për rinumërimin e të gjithe vendvotimeve.

Vetëm rinumërimi total i votave do të zbardh të vërtetën e gjithë këtij lëmshi. Kjo është mirë të bëhet para së gjithash edhe për të ardhmen, në mënyrë që manipuluesit eventual në zgjedhjet e ardhshme mos ta ndijnë vetën komod se mund të luajnë me votat, pa iu nënshtruar përgjegjësisë dhe ballafaqimit me ligjin dhe llogaridhënjen!

Ky vend njëherë e përgjithmonë duhet të bëhet si duhet, dhe kjo arrihet vetëm me transparencë totale dhe përgjegjësi ligjore!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat