Përplasje e ashpër e Sami Kurteshit në emision, e fyen rëndë Zyberajn

Aktuale

Përplasje e ashpër e Sami Kurteshit në emision, e fyen rëndë Zyberajn

Më: 10 mars 2021 Në ora: 22:44
Sami Kurteshi

Debat me tensione është zhvilluar sonte në emisionin Rubikon mes anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, si dhe kandidatit për deputet nga AKR, Jetlir Zyberajt.

”Hajde tash hesht edhe Mos me fol në vesh se po m’pengon”, i është drejtuar Kurteshi, Zyberajt ndërsa diskutonin për çështjen e rinumërimit të votave dhe sistemin e Drejtësisë në vend.

Tutje në replikën e tij Jetlir Zyberaj i thotë Sami Kurteshit se nuk është kompetent për të folur për shëfin e tij duke iu drejtuar: ”Ju nuk jeni i kualifikuar për të folur për shefin tim”.

Por, të menjëhershëm ndaj Zyberajt e pati reagimin Kurteshi:

”Ju jeni bishtaleca që tani keni dalë pasi keni humb. Dhe jeni humbës të këqinjë”.

”Lëre mos u bëjë naiv dhe primitiv. Ti po më tregon mua kush ka luftu e kush s’ka luftu me 20 vjet”, shprehet Kurteshi.

Për më shumë ndiqeni momentin e përballjes Kurteshi – Zyberaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat