Mblidhet AAK-ja

Aktuale

Mblidhet AAK-ja

Më: 12 mars 2021 Në ora: 14:06
AAK

Në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po mbahet takim.

Anëtarët e AAK-së janë mbledhur, por ende nuk dihet arsyeja e mbledhjes së strukturës.

Nënkryetari i partisë, Ardian Gjini, është parë duke hyrë brenda selisë ndërsa tha se takimi është i rregullt.

Deri tani vetëm AAK-ja nuk e ka bërë të ditur qëndrimin e saj lidhur me ftesën e Kurtit për takim, ndonëse para një ftese të tillë, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj kishte thënë se janë të hapur për diskutime.

Lëvizja Vetëvendosje të enjten ka ftuar PDK-në, LDK-në dhe AAK-në për takime lidhur me formimin e institucioneve pas certifikimit të rezultatit zgjedhor.

Kryetari në dorëheqje i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se kjo parti gjithnjë ka qenë pro bisedimeve dhe dialogut, derisa s’ka përmendur nëse do pranojnë ftesën e VV-së. Teksa PDK-ja ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat