Kujtohen dëshmorët e rënë në pranverën e vitit 1981

Aktuale

Kujtohen dëshmorët e rënë në pranverën e vitit 1981

Më: 2 prill 2021 Në ora: 15:28
Kujtohen dëshmorët e rënë në pranverën e vitit 1981

Është mbajtur akademi përkujtimore për dëshmorët e rënë në atë që njihet si “Pranvera shqiptare e vitit 1981” ne Kosovë, sot kur janë bërë 40 vjet prej kundërpërgjigjës së shqiptarve ndaj represionit jugosllav e serb në Kosovë. Duke kujtuar demonstratat e vitit 1981, të cilat u nisën nga studentët e u përkrahën nga i gjithë populli, veprimtarë e ish të burgosur politik shprehën mirënjohjen dhe nderimin për veprën e atyre që ranë.

Në adademinë e mbajtur sot, u prezantua edhe pulla postare që i kushtohet “Pranverës shqiptare të vitit 1981”.

Për këtë ka folur edhe kryetari i Shoqatës së ish të Burgosurve Politik, Hydajet Hyseni, që ishte edhe një prej protagonistëve të asaj periudhe.

Hyseni: 40 vjet më parë e vërteta shqiptare u shpërnda në botë

“Është e vogël pulla postare, kështu disi ka qenë e vërteta për pranverën shqipatre në nismën para pranverës më 10 mars, por një shkëndijë e vogël që u bë pastaj flakë e madhe e që përfshiu gjithë hapsirën shiqptare, madje edhe përtej saj. Një dritë e vogël që u përhap gjithandej në botë dhe shpërndau gjithkund të vërtetën për çështjën shqiptare dhe idealet e një populli të vuajtur, të shumë vuajtur dhe martirizuar. U quajt me plot kuptim pranvera shqiptare”, tha ai.

E veprimtari Berat Luzha, ish i burgosur politik, duke kujtuar kohën e demonstratave të vitit 1981, tha se në atë kohë janë dhënë shkëndijat e para të një lufte çlirimtare.

Luzha: Pranvera e vitit 1981 kishte ndezur shkëndijat e një lufte të pashmangshme çlimimtare

“Ishte mbushur kupa dhe rinia e Kosovës më nuk mund të rrinte e heshtur, pranvera e vitit ‘81 i kishte ndezur shkëndijat e para të një lufte të pashmangshme çlirimtare. Gjendja e rëndë sociale, pabarazia në federatë, prapambetja ekonomike në viset shqiptare nga njëra anë dhe aspirata popullore për liri e bashkim kombëtar nga ana tjetër, ishin preludë për ngjarjet e mëdha që bënë kthesat e mëdha historike për ndëergjegjësimin e pandërprerë të popullit tonë për liri. Paknaqësitë dhe urrejtjen ndaj regjimit shovenist, rinia jonë heroike e zbrazi me demonstrim paqësor nëpër rrugët e Prishtinës dhe qyteteve të tjera. Ishin studentët, nxënësit, punëtorët, fshatarët, intelektualët, të gjitha shtresat e shoqërisë që u ndezën dhe organizuan revoltën e pashuar popullore”, tha ai.

Kohën e demonstratave që nisën 40 vjet më parë, e ka kujtuar edhe Kadri Rexha, një ish i purgosur politik.

Rexha: Demonstratat e vitit 1981 shpërthyen si protestë e shqiptarëve ndaj gjendjës së padurueshme70 vjeçare

“Demnostratat e vitit 1981 shpërthyen si protesta mbarëpopullore të shqiptarëve kundër një gjendje të padurueshme 70 vjeçare që mbretëronte në Kosovën e ndarë me dhunë nga trungu i atdheut, në Kosovën e pushtuar, në Kosovën e terrorizuar nga okupatori serb, maqedon dhe malazez. Demonstratat ishin rrebelim dhe kryengritje e një populli kundër shtypjës kombëtare, kundër diskriminimit social dhe shoqëror, kundër eksploatimit të egër të pasurive natyrore dhe trajtimit të Kosovës si një burim lëndësh të para apo thjeshtë si një zonë koloniale serbe. Ishin rrebelim kundër varfërisë, kundër padrejtëisve thelbësore politike dhe ekonomike, kundër zbatimi të gjenocidit dhe paperspektive kombëtare të popullit shqiptar”, tha ai.

Në shënim të kësaj ngjarje Posta e Kosovës ka personalizuar një pullë postare, për të cilën, kryeshefi i këtij institucioni, Xhevdet Smakiqi tha se të paraqitet në të gjithë botën.

Smakiqi: Pulla postare simbolizin sakrificën e shqiptarëve të Pranverës Shqiptare

“Kjo pullë uroj të përshkojë gjithë globin sepse pikërisht para 40 viteve e tërë bota u trondit dhe u alarmua për një popull të shtypur brenda krijesës së atëhershme të quajtur jugosllavi, e cila e pati guximin të ngritet me kërkesën me status të barabartë me popujt e tjerë… ME pullen postare që simbolizon sakriciën tuaj jetësore mburrëet e gjithë Kosova, jehona e pranverës 81 është e gjallë, ajo është kudo ku ka shqipatrë”, tha ai.

Në këtë akademi u bë edhe ndarja e dekoratave me pullë postare për familjet e dëshmorëve të “Pranverës Shqiptare”.

40 vjet më parë një grup studentësh kishin organizuar demonstratën e shqiptarëve për clirim nga okupatori serb, përpjekje të cilat nuk u ndalën deri në arritjën e lirisë në vitin 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat