Konviktet rihapen me vendimin e Qeverisë

Aktuale

Konviktet rihapen me vendimin e Qeverisë

Më: 18 prill 2021 Në ora: 22:12
Foto ilustrim

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën ka marrë vendim për miratimin e masave të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID–19, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës si dhe ka miratuar disa vendime nga fushat e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

Në vendimin e ri, hiqet vendimi i mëparshëm që Qendra e Studentëve të jetë e mbyllur.

Qendra e Studentëve kishte njoftuar se me qëllim të parandalimit të infeksionit Corona Virus COVID-19, në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës me Nr.01/07, ka marrë vendim për mbylljen e konvikteve dhe mensës së studentëve.

Mirëpo, Qeveria ka marrë vendim që të lejoeht kthimi i studentëve nëpër konvikte me kushtin e mëhershëm që të jetë vetëm një person në një dhomë.

Ky është neni i ri në vendimin e Qeverisë që tregon për hapjen e konviktit.

15. Konviktet lejohet të punojnë sipas rregullit një student në një dhomë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat