Edhe AAK paralajmëron protesta kundër Qeverisë

Aktuale

Edhe AAK paralajmëron protesta kundër Qeverisë

Më: 22 prill 2021 Në ora: 00:17
Besnik Tahiri

Zyrtari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë në emisionin dPT te Fidani se starti i Qeverisë Kurti 2 ka qenë shumë i dobët.

Ai ka thënë se edhe masat anti-Covid, e edhe qeverisja ka qenë shumë e dobët.

“Masat kanë qenë pa kuptim. Infektologu Shemsedin Dreshaj ka thënë se faza e inkubimit është 14 ditë. Pra masat qëndruan 12 ditë. Krejt cka bënë këta është se dërguan jashtë vendit diku 200-300 milionë euro”, tha ai.

“Pastaj zbritja e pensioneve. Kjo është e papranueshme. Një aprti e majtë që të mos mendojë për pensionerët në kohët më të vështira është e papranueshme”, shtoi Tahiri.

Tutje ai tha se nëse vazhdon kjo formë e qeverisjes, AAK mund të organizojë protesta.

“Do të protestojmë kur të shohim të arsyeshme. Por po ju them, nëse dalim ne nuk kthehemi. Nuk dalim vetëm sa për sy e faqe. VV e di si i bëjmë ne protestat. Kemi qenë bashkë në disa kauza. Kemi qenë bashkë kundër demarkacionit dhe kundër zgjedhjes së presidentit Hashim Thaci. Bashkë i kemi bërë protestat atëherë”, shtoi tutje Tahiri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat