Dodë Gjergji uron Tërnavën për Fitër Bajram

Aktuale

Dodë Gjergji uron Tërnavën për Fitër Bajram

Më: 13 maj 2021 Në ora: 10:38
Dodë Gjergji dhe Naim Tërnava

Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji, i ka dërguar një letër urimi Kryemyftiut Naim Tërnava për nder të festës së Fitër Bajramit.

Ai ka thënë se do donte që të shkonte personalisht te ai për ta uruar atë dhe Bashkësinë Islame, por që siç tha, rrethanat e jashtëzakonshme të pandemisë nuk po ia lejojnë.

“Besoj shumë që besimtaret e të dyja besimeve tona janë bërë më të fortë në fe dhe e kanë kuptuar më mirë se sa shumë kemi nevojë për njëri-tjetrin”.

“Festimi i Bajramit le t’Ju begatojë shpirtërisht e Zoti me mëshirën e Tij t’Ju pranojë sakrificën e agjërimit që e keni ushtruar gjatë muajit të Ramazanit”, thuhet mes tjerash në urim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat