Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 06:23
Ilustrim

Ngjarjet e datës 1 Qershor 2021

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia raporton para Komisionit për Shëndetësi lidhur me menaxhimin e pandemisë dhe proicesi i vaksinimit anti COVID si dhe strategjin Legjislative te Ministrisë. (Ndërtesa e Kuvendite, salla N225, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dorëzon në mënyrë simbolike detyrën për një fëmijë, si sibolikë e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve. (Zyra e kryetarit Haziri, ora 9:00)

- Fëmijët takohen me Kryetarin e komunës së Klinës, Zenun Elezaj ku do t’i paraqesin kërkesat, dëshirat dhe nevojat që kanë. (Salla e Kuvendit Komunal në Klinë, ora 9:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizon punëtorinë “Roli i inspektorëve të pylltarisë në parandalimin dhe eliminimin e punës së rrezikshme të fëmijëve në pylltari”. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve mban konferencën për media në të cilën do të prezantojë faktet rreth situatës së fëmijëve në Kosovë dhe do të parashtrojë kërkesat konkrete për përmirësimin e gjendjes së fëmijëve drejt Qeverisë, Kuvendit dhe Komunave të Republikës së Kosovës. (Sheshi Skënderbeu përpara objektit të Qeverisë, ora 9:30)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i shoqëruar nga Policia e Kosovës do të vizitojë Qendrën Klinike Universitare, përkatësisht Repartin e pediatrisë. (Klinika e pediatrisë, ora 9:30)

- Janez Kopac, Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë me seli në Vjenë prezanton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Raportin e Implementimit për Kosovën më temë “Rruga e Kosovës drejt integrimit evropian të energjisë: Gjendja e zbatimit të Traktatit të Komunitetit të Energjisë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 13:00)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj do të vizitoj Qendren Burimore “Nëna Terezë” për fëmijët me dëmtime në dëgjim. (Qendra Burimore “Nena Terezë” në Prizren, ora 10:00)

- Drejtoria e Kulturës dhe Drejtorisa e Sportit në Komunën e Prishtinës mbajn konferencë për media lidhur organizimin e aktiviteteve socio-kulturore e sportive në kryeqytet. (Ndërtesa e vjetër të Komunës së Prishtinës, kati i I-rë, ora 10:00)

- Asambleja Komunale e Fëmijëve në Pejë do të organizojnë një vizitë tek fëmijët me aftësi të kufizuara në shkollën Ramiz Sadiku ku do t’u shpërndahen dhurata simbolike që përmbajnë pajisje shkollore dhe disa lojëra logjike të përbashkëta, me të cilat ata do të mësojnë të luajnë dhe punojnë së bashku. (Shkolla Ramiz Sadiku në Pejë, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Gazmend Qyqalla dorëzon dënoncimin e kërcenimeve pas pjesëmarrjes në protestën e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në solidarizim me popullin palestinez. (Para stacionit të Policisë në Fushë Kosovë, ora 10:00)

- HANDIKOS organizon konferencën lansuese të kampanjës “Bëhu mburoja ime!”. (Qendra HANDIKOS, Veternik, Rr. Nekibe Kelmendi, ora 10:00)

- Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak do t'i drejtohen mediave për vizitën në Kosovë. (Zyra e BE-së, ora 10:45)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të vizitojnë komunën e Prizrenit, me ç’rast së bashku me kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka do të bëjnë përurimin e çerdhes së parë publike në Prizren. (Lagjja “11 Marsi” në Prizren, ora 11:00)

- Asambleja Komunale e Fëmijëve në Mitrovicë organizon 1 Qershorin përmes pikturave dhe porosive në qendër të qytetit si dhe shpërndarja e dhuratave për fëmijët lëmoshë kërkues. (Qendra e qytetit të Mitrovicës. ora 11:00)

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton vendimin e Qeverise për ratifikimin e anëtareve të Keshillit Shteteror te Cilesisë dhe shqyrtimin e listës së kandidatëve për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Asambleja Komunale e Fëmijëve në Prishtinë mban mbledhje solemne për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)

- Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi bejnë prezantimin publik “Prizreni si Kryeqytet Kulturor Evropian”. (Kino Lumbardhi në Prizren, ora 11:00)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj do të vizitoj Qendren Burimore “Lef Nosi” për fëmijët me dëmtime intelektuale dhe zhvillim. (Qendra Burimore “Lef Nosi” në Prizren, ora 11:30)

- Handikos  vendos dy instalacione - Kukulla Fëmijë me thënie të fëmijëve, viktima të dhunës në familje. (Sheshi  ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, ora 11:30)

- Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci së bashku me kryetarin e Komunës se Prizrenit, Mytaher Haskuka vizitojnë Parkun e Biznesit në Prizren. (Parku i Biznesit, ora 12:00)

- Garda e IOWA së ShBA zbret në Gjilan organizohet pritje në Kuvendin Komunal dhe takohen me kryetrin e Komunës Lutfit Haziri. (Zyra e Krytarit Haziri në Gjilan, ora 12:00)

- Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci së bashku me kryetarin e Komunës se Prizrenit, Mytaher Haskuka vizitojnë fshatin Kabash. (Fshati Kabash në Prizren, ora 12:30)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, viziton SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë. (Prishtinë, ora 13:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave ku të ftuar janë drejtori dhe bordi mbikëqyrës i ARH-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, viziton Qendrën Burimore “Përparimi”. (Rruga “Tahir Zajmi“ në Prishtinë, ora 14:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i shoqëruar nga Policia e Kosovës do të vizitojë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. (Vushtrri, ora 14:00)

- Me rastin e 1 Qershorit - Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në kuadër të aktiviteteve për nder të kësaj dite fëmijët së bashku me prindërit e tyre mund ta vizitojnë Kuvendin. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 15:00)

- Në nderim të figurës së Bekim Fehmiut, emblemës teatrore dhe kinematografike të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në 85 vjetorin e lindjes së tij, organizon një ceremoni përkujtimore. (Kino Armata në Prishtinë, ora 17:30)

- Asambleja Komunale e Fëmijëve në Gjakovë organizon garën me grafite në sheshin e qytetit “Ali Podrimja” me fëmijët e talentuar nga shkollat fillore dhe të mesme të ulëta dhe realizimi i një video ndërgjegjesuese për të drejtat e fëmijëve. (Sheshi i qytetit në Gjakovë, ora 17:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat