Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 06:17
Ilustrim

Ngjarjet e datës 7 Qershor 2021

 - Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Gazmend Rexhepi për falsifikim të parasë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ArbÑ‘rie Nagavci raporton para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri ku do të takoeht me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi. (Kryesia e Kuvendit tër Shqipërisë, ora 10:05)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit mes Bibliotekës Presidenciale “Ibrahim Rugova” dhe Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport. (Kabineti i Presidentes, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi, do të vizitojnë Impiantin e Ujërave të Zeza në fshatin Vlashnje, për të parë nga afër punët që po realizohen në këtë impiant. (Fashati Vlashnje, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. (Kabineti i Presidentit Meta, ora 11:30)

- Institutit për të Vërtetën, Drejtësinë dhe Paqen promovon publikimin me temë  ''Gjenocidi ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe ndërhyrja ushtarake humanitare e NATO-s në vitin 1999''. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin Krasniqi do të inspektojnë punimet infrastrukturore të realizuara në lagjen “Jeta e Re”. (Prizren, ora 12:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca do të takohet me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha. (Selia e PD-së në Tiranë, ora 12:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat