​Punëtorët e ATK-së fillojnë grevën

Aktuale

​Punëtorët e ATK-së fillojnë grevën

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 09:33
Foto

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës ka filluar grevën 3 orëshe (09:00 - 12:00), duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit.

Kjo grevë është vazhdimësi e grevës paralajmëruese të mbajtur në maj të këtij viti, dhe do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Pas përfundimit të grevës pritet të ketë konferencë për media.

Kërkesat e punëtorëve të ATK-së mbeten të njëjta, e që janë krijimi i kushteve të punës, propozim-ndryshimi i statusit të ATK-së, kompensimet e ndryshme e të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat