PSD: Premtimet e Kurtit i ka marrë era

Aktuale

PSD: Premtimet e Kurtit i ka marrë era

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 13:33
Teuta Rrusta

Pranë Qeverisë së Kosovës, Partia Socialdemokrate (PSD) të mërkurën ka lëshuar në ajër fenerët me mbishkrimet e premtimeve të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që i bëri gjatë fushatës.

Sipas PSD-së, ngjashëm sikurse balonat premtimet e Kurtit i mori era.

“Dialogu i hapur dhe demokratik”, “Refuzimi i Asociacionit”, “Dëmet e Luftës”, Dialogu me serbët lokal”, “Kërkim falja”, janë disa nga premtimet që numëroi PSD.

Sekretarja e PSD-së, Teuta Rrusta pas këtij aktiviteti tha se vetëm ndërrimi i toni, gjuhës dhe terminologjisë e dallon Qeverinë Kurti me qeverisjet e kaluara.

Rrusta: Ndërrimi i gjuhës dhe i tonit e dallon Qeverinë Kurti me të kaluarën

"Qysh e dini negociatat kanë fillu, kanë rifillu, pikërisht aty ku kanë ngecur, pra negociatat po fillojnë përbrenda procesit të ri. Për më tepër ne e kemi dëgjuar deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi i cili thotë se janë pajtuar për të gjitha marrëveshjet, përveç targave KS. Pra praktikisht është pranuar procesi, janë pranuar kornizat brenda këtij diskutimi, nuk ka ndonjë diferencë nga ajo deri më tani se çfarë kanë bërë proceset e kaluara. Çka dallon prej pushteteve të kaluara dhe që duhet mu vendos në spikamë është ndërrimi i tonit, ndërrimi i gjuhës dhe një përpjekje për ndërrim të terminologjisë, por në asnjë moment ndërrim të procesit", tha ajo.

Rrusta potencon se e përbashkëta e liderëve autolitar dhe Kurtit është se janë frikacakë, dhe se e gjitha bëhet për ruajtjen e pushtetit të tij.

Rrusta: Premtimet dhe parimet e Kurtit i ka marrë era

“Ne i kemi radhitur këtu një varg të parimeve që Kurti i ka vendos ma herët si parime për procesin e dialogut, e kemi prej ‘reciprocitetit’, ‘kërkim faljes’, ‘riparimin e dëmeve të luftës’, e kështu me radhë një varg temash ë tashmë ai më nuk i ka fare çështje të dialogut, nuk i ka as parime as nuk i përmend. Çka duam ne përmes këtij aktivitetit të themi , përmes këtij fenerit është që premtimet e Kurtit, parimet e Kurtit në fakt i ka marrë era,” tregoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat