Mbyllen klubet e natës

Aktuale

Mbyllen klubet e natës

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 18:39
Ilustrim

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës janë miratuar masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në Kosovë, sipas propozim vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Masat do të ndikojnë disa sektorë, ku nga 20 gushti deri më 1 shtator do të mbyllen klubet e natës, do të reduktohet orari i gastronomisë dhe dasmat do të lejohen të mbahen vetëm deri në orën 22:30 dhe me vetëm 150 mysafirë.

Ministri i MSh-së, Arben Vitia në mbledhjen e Qeverisë, theksoi se masat për ruajtjen e shëndetit publik janë kritike për të parandaluar përhapjen më të gjerë të virusit dhe të vdekjeve nga sëmundja.

Kryeministri Kurti në fillim të mbledhjes, ka ftuar qytetarët që të vaksinohen kundër Covid-19. Kurti shtoi se marrja e masave të reja është e domosdoshme që të ruhet shëndeti publik.

“Asnjë person që është vaksinuar nuk ka vdekur nga varianti Delta”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat