Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

Aktuale

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 22:05
Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën për të caktuar datën e seancës së parë për sesionin vjeshtor.

Në rendin e ditës janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021:

– Votimi i Projektligjit për ratifikimin e amendementimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,

– Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,

– Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.

Në rendin e ditës do të jetë edhe pika e papërfunduar nga seanca plenare e datës 12 gusht 2021 – votimi i raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020.

Pikë e rendit të ditës do të jenë edhe përgatitjet për seancë plenare,  shqyrtimi i parë i Projektligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në  Kosovë, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit dhe formimi i komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 anëtarë nga komuniteti shqiptar dhe një anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së.

Ndërsa pika e fundit e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës mbylli punimet për sesionin pranveror më 12 gusht.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat