Më 20 shtator mbahet seanca e Kuvendit

Aktuale

Më 20 shtator mbahet seanca e Kuvendit

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 13:45
Kryesia e Kuvendit

(E plotësuar 14:32) - Më 20 shtator do të mbahet seanca e parë për sesionin vjeshtor. Kështu bëri të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Kusari-Lila për media tha se vendimi për çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve dhe fushatës duhet të jetë vendim konsensual i të gjitha partive.

“Të jetë vendim konsensual i të gjitha partive. Nuk insistojmë njërin app tjetrin variant. Është e rëndësishme të kemi parasysh shëndetin publik të qytetarëve dhe në dakordancë me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik(IKShPK) të kemi edhe fushatën nëse vazhdohet me datën e njëjtë të zgjedhjeve. Dakordohemi me të gjitha partitë e tjera pjesëmarrjes".

Shtyrja e zgjedhjeve, Kusari-Lila: Vetëvendosje dakordohet për një vendim konsensual të të gjitha partive

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është deklaruar lidhur me qëndrimin e këtij subjekti për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Kusari-Lila, u shpreh se Vetëvendosje nuk insiston në një variant apo tjetër, përveç në një vendim të përbashkët në pajtueshmëri me të gjitha partitë tjera politike.

”Seanca e radhës së Kuvendit do të jetë më 20 shtator. Është kërkuar që sipas rendit, meqë të enjten më 16 shtator është paraparë takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut”.

”Përveç pikave të zakonshme është edhe projektligji për mbrojtjen e shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës”.

”Qëndrimi ynë është që të jetë një vendim konsensual i të gjitha partive. Fare nuk insistojmë në një variant ose tjetrin. Është e rëndësishme që të kemi parasysh shëndetin publik të qytetarëve të Kosovës”.

”Si Grup Parlamentar i VV-së dakordohemi me të gjitha partitë tjera pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të Kosovës.

Gashi: Zgjedhjet nuk mund të anulohen, fushata po

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga presidentja, Vjosa Osmani ku do të kërkojnë që të mbahen zgjedhje lokale.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se mund të anulohet fushata apo të vendosen të tjera kritere, por jo edhe të anulohen zgjedhjet.

Gashi tregoi edhe për mbledhjen e Kryesisë së LDK-së e cila ka filluar në ora 14:00.

“LDK sapo ka filluar mbledhjen e kryesisë ku do te marr qëndrim zyrtar. LDK do të marr pjesë në takim dhe do të kërkojë të mbahen zgjedhjet. Mungesa e legjitimitetit rrezikon demokracinë. Mund të anulohet fushata mund të vendosen kritere por jo të anulohen zgjedhjet”, u shpreh Gashi. 

Tahiri i AAK-së: Shtyrja e zgjedhjeve goditja më e madhe që i jepet demokracisë

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se shtyrja e zgjedhjeve do të ishte goditja më e madhe që prej pasluftës për demokracinë e Kosovës.

Tahiri ka përsëritur qëndrimin e Aleancës që mund të ketë shkurtim të fushatës apo mbajtje të saj online por jo edhe shtyrje të zgjedhjeve.

Ai ka thënë se kërkesa për shtyrjen e zgjedhjeve është e palogjikshme dhe bie ndesh me praktikat e demokracisë.

“Zgjedhjet nuk mund të shtyhen, ne mund të bëjmë inovacione në raport me fushatën, ta bëjmë online app ta shkurtojmë, por shtyrja e zgjedhjeve është goditja më e madhe pas luftës që i jepet demokracisë në Kosovë”, ka thënë Tahiri.

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Shefat e grupeve parlamentare janë mbledhur për herë të parë në sesionin vjeshtor.

Në rend dite janë një varg pikash të papërfunduara nga seancat plenare të sesionit pranveror.

Gjithashtu në rend dite është edhe përgatitja për seancë të re ku pritet të shqyrtohen këto pika:

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Kosovë;

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit;

– Formimi i komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 anëtarë nga komuniteti shqiptar dhe një anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së.

Kuvendi ka mbyllur punimet për sesionin pranveror më 12 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat