Dy kryetarët e këtyre komunave e pinë bashkë kafen e mëngjesit

Aktuale

Dy kryetarët e këtyre komunave e pinë bashkë kafen e mëngjesit

Nga: G.B Më: 17 shtator 2021 Në ora: 08:48
Bali Muharremaj dhe Mytaher Haskuka

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, kanë pirë sot bashkë kafen e mëngjesit.

Muharremaj ka publikuar foton në Facebook, derisa ka thënë se ka pirë kafe miqësore me të dhe se gjithmonë duhet krijuar mundësitë për raporte të mira si popull, përcjell Bota sot.

Ai ka shtuar se ata garojnë secili, për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës.

Postimi i plotë:

Kafe miqësore me z.Mytaher Haskuka.

Mendoj se duhet me kriju gjithmonë mundësinë, me pas raporte të mira mes nesh si popull.

Garojmë e shfaqemi secili prej nesh, për ta krijuar gjithsesi mundësinë, që e ardhmja të mbetet më mirë për qytetarët tanë kudo në Kosovë.

Bali Muharremaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat