Publikohet mosha e viktimave nga COVID-19

Aktuale

Publikohet mosha e viktimave nga COVID-19

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 15:45
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se brenda 24 orësh në vend u regjistruan 6 vdekje dhe 48 raste të reja pozitive me COVID-19.

Gjithashtu u bë e ditur për shërimin e 903 qytetarëve nga ky virus, teksa numri rasteve aktive është 8.903.

Tutje, MSh, ka bërë të ditur se viktimat e fundit nga COVID-19 janë pesë meshkuj dhe një femër.

Nga kjo shifër, 3 viktima i takojnë moshës mbi 80 vjeç, 1 viktimë është i grupmoshës 70-79 vjeç, 1 viktimë është i grupmoshës 60-69 vjeç dhe 1 takon grupmoshës 49-59 vjeç.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat