Si u shpëtua Trepça?

Aktuale

Si u shpëtua Trepça?

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 16:19
Trepça

Ish-deputeti Raif Qela ka shkruar në facebook se ndihet krenar për punën që ka bërë në drejtim të mbrojtjes së Trepçës.

Qela ka thënë se vetëm para pesë vitesh, Trepça rrezikohej nga interesa djallëzore që mund ta çonin në likudium. 

"Jam shumë krenar me krejt angazhimin tim që kam bërë rreth Ligjit për Trepçën, si deputet i Kuvendit të Kosovës (2014-2017). Sot, pesë vjet më vonë, flasim lirshëm për Trepçën, pa tensione dhe pa rrezikun që ajo të bëhet pre e interesave djallëzore për ta çuar atë në likuidim, d.m.th., për t'ia hapur rrugën atyre që donin ta bënin rrush e kumbulla këtë pasuri natyrore të Kosovës", ka shkruar ai.

Sqarimi i plotë:

Jam shumë krenar me krejt angazhimin tim që kam bërë rreth Ligjit për Trepçën, si deputet i Kuvendit të Kosovës (2014-2017). Sot, pesë vjet më vonë, flasim lirshëm për Trepçën, pa tensione dhe pa rrezikun që ajo të bëhet pre e interesave djallëzore për ta çuar atë në likuidim, d.m.th., për t'ia hapur rrugën atyre që donin ta bënin rrush e kumbulla këtë pasuri natyrore të Kosovës.

Por atëherë kur qeveritarët tanë të asaj kohe, nga presionet e disa prej faktorëve ndërkombëtarë, kishin frikë për ta proceduar Ligjin, kurse opozita e atëhershme (pushtetarët e tanishëm), në emër të dofarë angazhimesh për ta bërë Trepçën ndërmarrje publike, bënte sehir, madje edhe e kundërshtonte fuqishëm ligjin, - atëherë të këmbëngulësh fuqishëm dhe t’i detyrosh qeveritarët për ta futur në procedurë të shqyrtimit e miratimit Ligjin për Trepçën, nuk ka qenë e lehtë...

Tani Trepça nuk është në rrezik siç ka qenë atëherë: e ka minimumin e mbrojtjes ligjore, të nevojshme për t’u rimëkëmbur. Varet se sa punojnë institucionet kompetente për këtë qëllim. Ndonjëri që me detyrë është përpjekur atëherë dhe përpiqet edhe tani që ta kontestojë angazhimin tim në këtë çështje, vazhdon të kryejë detyra të ndyra, duke u ndihmuar hienave që vazhdojnë të vërsulen me makutëri mbi pasuritë e Kosovës... Ky ishte motivi që më shtyu ta shkruaj këtë sqarim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat