Situatë e qetë në Bërnjak

Aktuale

Situatë e qetë në Bërnjak

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 08:33
Bërnjak

Në pikën kufitare në Bërnjak, po vazhdon të jetë situata e qetë.

Ekipi i cili po qëndron atje njofton se para orës shtatë në këtë pikë kufitare kanë takuar një kolonë automjetesh ushtarake të KFOR-it, rreth 10 sosh që lëviznin në drejtim të Bërnjakut, ku fillimisht ata ndaluan dhe u pozicionuan.

Qysh atëherë filloi pozicionimi i parë i këtyre trupave në një rrugë malore, duke filluar ta kenë nën vëzhgim situatën, ku pas 40 minutash ushtarët e KFOR-it filluan të hyjnë në rrugën kryesore.

Para se të hynin në rrugën kryesore, numri i automjeteve u shtua, duke u afruar pranë protestuesve, më pas u futën dy skuadrat e para nga tetë veta dhe më pas një numër më i vogël, në mesin e tyre edhe ushtarë amerikan.

Tashmë ata janë pozicionuar në post bllokun e parë, ku vazhdon të qëndroj ende Njësia Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat