​Ngjarjet e datës 17 tetor

Aktuale

​Ngjarjet e datës 17 tetor

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 00:01
Foto ilustrim

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi voton në qendrën e votimit 1703C, që ndodhet në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë. (Ora 07:00)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencë lidhur me hapjen e qendrave të votimit. (Qendrën Mediale të KQZ-së, kati 4, ora 08:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha dhe zonja e tij, Hafizja, votojnë në SHF "Bajram Curri", në fshatin Sllatinë e Madhe të Fushë Kosovës. (Ora 08:00)

Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi voton në Shkollën “Mustafë Venhari”, në Vushtrri. (Ora 08:00)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj voton në Qendrën e Votimit 1910E - Shkolla e mesme e Mjekësisë "Ali Sokoli" Prishtinë, vendvotimi 1910E/03R. (Ora 09:00)

Kandidati për kryetar të Prishtinës Arben Vitia, voton në qendrën e votimit në shkollën "Ali Sokoli". (Ora 9:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Shterpcës, Besim Islami voton në shkollën fillore “Osman Mani”, Tiraje. (Ora 09:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Vitisë, Arsim Ademi voton në fshatin Verban, Shkolla Fillore "28 nëntori". (Ora 09:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Klinës, Lulzim Dragidella voton në fshati Gremnikë. (Ora 09:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Malishevës, Alban Krasniqi voton në Gjimnazin "Hamdi Berisha". (Ora 09:30)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Pejës, Gazmend Agusholli voton në shkollën “Asdreni”, në Pejë. (Ora 09:30)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Istogut, Agron Avdijaj voton në Gjimnazin “Haxhi Zeka”. (Ora 09:30)

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Uran Ismaili, voton në Shkollën Fillore “Ismail Qemali”, në kryeqytet. (Ora 09:30)

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci voton në Shkollën “Xhevë Lladrovci”, në fshatin Gllanasellë, në Drenas. (Ora 09:30)

Kandidati për kryetar të Komunës së Shtimes, Naim Ismajli voton në Shkollën e Mesme "Naim Frashëri", në Qendrën e Votimit 2201E/05d, në Shtime. (Ora 09:30)

Kandidati për kryetar të Komunës së Klinës, Esat Raci voton në fshatin Jashanicë e Ulët, në Klinë. (Ora 09:30)

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila voton në Shkollën Fillore “Yll Morina”-Gjakovë. (Ora 09:30)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, voton në Shkollën Fillore "Hasan Prishtina", në Qendrën e Votimit 1909E, në Prishtinë. (Ora 09:45)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Gjilanit, Alban Hyseni voton në shkollën “Abaz Ajeti” – Gjilan. (Ora 10:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi voton në fshatin Lluga “Shkolla Ilir Konushefci”. ( Ora 10:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj voton në qendrën e votimit në fshatin Kopernicë (Ora 10:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Drenasit, Fejzi Kiqina voton në SHFMU "Migjeni" Baicë. (Ora 10:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Enver Bajcinca voton në shkollën “Zejnel Salihu”, Bardh i Madh. (Ora 10:00)

Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza voton në Shkollën “Anton Zako Çajupi”, në Mitrovicë. (Ora 10:00)

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj voton në Shkollën e Mesme "Remzi Ademaj" në Prizren në qendrën e votimit 2001A. (Ora 10:00)

Kandidati për kryetar të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura voton në fshatin Qirez, në Skenderaj. (Ora 10:00)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, voton në qendrën e votimit në Fakultetin Juridik. (Ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, voton në qendrën e votimin në SHFMU "Abdurrahmon Gërguri", në fshatin Dardhishtë të Obiliqit. (Ora 10:00)

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga bashkëshortja voton në SHF "Faik Konica" në Prishtinë. (Ora 10:00)

Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, voton në shkollën “Fehmi Agani”, në fshatin Turjakë. (Ora 10:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe zonja e tij Igballja votojnë në SHF “Nazmi Zhegrova”, në fshatin Stanoc i Poshtëm. (Ora 10:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Istogut, Ilir Ferati dhe zonja e tij Shpresa votojnë në SHF “Martin Camaj”, në Gurrakoc. (Ora 10:00)

Familja Jashari në mënyrë të organizuar do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial "Adem Jashari", në Prekaz, pastaj kryetari Bekim Jashari, së bashku me familjen e tij, do të votojnë në shkollën fillore "Ilir Lushtaku", në Prekaz të Poshtëm. (Ora 10:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Suharekës, Ardian Shala dhe zonja e tij Albina, votojnë në SHF "Edit Durham", në fshatin Mushtishtë. ( Ora 10:00)

Kandidatja e LDK-së për kryetare të Komunës së Ferizajt, Sibel Halimi dhe bashkëshorti i saj Agimi, votojnë në Shkollën e mesme të bujqësisë “Zenel Hajdini”. (Ora10:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti voton në SHF "7 Marsi", në fshatin Potorovc të Lipjanit. (Ora 10:00)

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Hyzer Rizani voton në Shkollën Fillore “Katër Dëshmorët”, qendra 1326/02D në fshatin Krojmir. (Ora 10:00)

Kandidati për kryetar të Komunës së Istogut, Ali Nimanaj voton në Gjimnazin “Haxhi Zeka”, në Istog. (Ora 10:00)

Kandidati për kryetar të Komunës së Vitisë, Bekim Azizi voton në Shkollën Fillore “Dëshmorët e 5 Prillit” në fshatin Smirë, në Viti. (Ora 10:00)

Kandidati për kryetar të Komunës së Kamenicës, Muhamed Kallaba voton në fshatin Roganë, në Kamenicë. (Ora10:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Junikut, Besart Tofaj voton në Shkollën Fillore “Edmond Hoxha”, Junik. (Ora 10:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Rahovecit, Visar Korenica voton në shkollën e mesme “Xhelal Hajda-Toni”. (Ora 10:00)

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Sharr, Kaltrina Salihu voton në fshatin Bellobrad. ( Ora 10:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Arsim Rexhepi voton në shkollën “Naim Frasheri”. (Ora 10:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Shtimes, Qemajl Aliu voton në Shkollën Fillore “ Hasan Prishtina”, Goganc i Poshtem. (Ora 10:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Kaçanikut, Jeton Raka voton në Shkollën Fillore “Idriz Seferi”, në fshatin Bob. (Ora 10:30)

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti nga Aleanca Kosova e Re (AKR) voton në qendrën e votimit 1919X/01R në shkollën "Pjetër Bogdani". (Ora 10:30)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe zonja e tij Bukurija, votojnë në SHF "Ahmet Hajdari", në fshatin Begunc të Vitisë.(Ora 10:30)

Kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit, Bejtullah Deliu, voton në Shkollën "Xhelal Hajda". (Ora 10:30)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Ferizajt, Valon Ramadani voton në fshatin Komogllavë. (Ora 10:30)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Novobërdë, Abdyl Gashi voton në Shkolla Fillore “Asdreni”, Llabjan. (Ora 11:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Deçanit, Orges Tafilaj voton në qendrën e votimit në fshatin Strellc. (Ora 11:00)

Kandidatja për kryetare të Komunës së Deçanit, Ardiana Qorraj voton në Shkollën e mesme të ulët "Lidhja e Prizrenit", në Qendrën e votimit 0101X/04R në Carrabreg të Ulët, Deçan. (Ora11:00)

Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Isni Kilaj voton në fshatin Lubizhdë në Malishevë. (Ora 11:00)

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini voton në shkollën "Mustafa Bakija". (Ora 11:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i shoqëruar nga bashkëshortja voton në Fakultetin Ekonomik/Juridik, qendra 1913E, në kryeqytet. (Ora 11:00)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në zgjedhjet lokale do të votojë në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik, në Prishtinë.(Ora 11:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni dhe zonja e tij Luljeta, votojnë në SHF "Luigj Gurakuqi”, në fshatin Batllavë. (Ora 11:00)

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka do të votojë në shkollën e mesme të lartë teknike “11 Marsi”. (Ora 11:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i shoqëruar nga bashkëshortja voton në SHF "Abaz Ajeti", në Gjilan. (Ora 11:00)

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu voton në shkollën "Pavarësia", në fshatin Balaj. (Ora 11:00)

Kandidatja e LDK-së për kryetare të Komunës së Deçanit, Hyri Dobrunaj dhe bashkëshorti i saj Ahmeti, votojnë në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri”.(Ora 11:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Obiliqit, Halil Thaçi voton në fshatin Milloshevë. (Ora 11:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Lipjanit, Adnan Rrustemi voton në shkëllën e mesme "ULPIANA". (Ora 11:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri vootn në shkollës “Harun Beka”, Gushafc.(Ora 11:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Hanit të Elezit, Sherif Berisha voton në Shkollën Fillore “Ilaz Thaqi”. (Ora 11:00)

Kandidatja për kryetare të Komunës së Podujevës, Floretë Zejnullahu, voton në Shkollë Fillore "Ali Ajeti”, në Qendrën e Votimit 1830e/01, në fshatin Lladofc, në Podujevë. (Ora 11:30)

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj voton në qendrën e votimit te Fakulteti Filologjik, vendvotimi 1906E/10R. (Ora 11:30)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencë e dytë për media. (Qendrën Mediale të KQZ-së, kati 4, ora 11:30)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Anton Quni dhe zonja e tij Mirjana votojnë në SHF "Avdyl Frashëri", në Prizren. (Ora11:30)

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, do të votojë në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.(Ora 12:00)

Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Arbënesha Kuqi, voton në Shkollën Fillore "Yll Morina" (Mustafa Bakija e re), në Gjakovë. (Ora 12:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri voton në SHF "Lidhja e Prizrenit" në Pejë. (Ora 12:00)

Kryeparlamentari Glauk Konjufca voton në qendrën e votimit në Fakultetin e Edukimit. (Ora 13:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Selia qendrore e AAK-së, ora 13:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Armend Agolli voton në SHF “Migjeni”, në Tavnik. (Ora 13:30)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencë për media. (Qendrën Mediale të KQZ-së, kati 4, ora 15:30)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Selia qendrore e AAK-së, ora 17:00)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencë për media lidhur me mbylljen e qendrave të votimit. (Qendrën Mediale të KQZ-së, kati 4, ora 19:30)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Selia qendrore e AAK-së, ora 21:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat