Voton Uran Ismaili

Aktuale

Voton Uran Ismaili

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 09:37
Uran Ismaili

(E plotësuar) - Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka ftuar qytetarët e kryeqytetit të dalin të votojnë për të zgjedhur të parin e Prishtinës.

Pasi votoi në qendrën e votimit në shkollën fillore “Ismail Qemali” në kryeqytet, Ismaili tha sa me padurim po pret rezultatet e sotme në kryeqytet.

Ismaili: Me padurim pres rezultatet e natës sotme

“Është nder dhe privilegj me qenë një ndër kandidatët për kryetar në Prishtinë. I falënderojë gjithë qytetarët që për këto 5 muaj më ofruan mbështetje dhe më dhanë shumë dashni në këtë rrugëtimin tonë të përbashkët. E pres me padurim rezultatin e natës sotme dhe e konsideroj të rëndësishme këtë garë, prandaj ftoj të rinjtë dhe të moshuarit e Prishtinës të dalin dhe me votën tyre ta zgjedhin kryetarin e komunës. Kjo është datë me rëndësi, prandaj ftoj qytetarët të dalin dhe me votën e tyre të vendosin kush do të jetë kryetar i komunës”, tha ai.

Kandidati për kryetar të Prishtinës votoi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij

***

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka hedhur votën e tij.

Ai ka votuar në shkollën ‘’Ismail Qemali’’ në kryeqytet.

Ai nuk ishte vetëm.

Ismaili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Arizona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat