​Lotaria e Kosovës proteston edhe sot

Aktuale

​Lotaria e Kosovës proteston edhe sot

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 07:33
Foto ilustrim

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës sot ga ora 11:00, do të protestojnë para Qeverisë me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.

Lotaria e Kosovës mbetet peng i vendimeve politike qysh nga viti 2019, ndërsa punëtorët e saj janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe ekzistenciale.

Qeveria është aksionare dhe pronare e vetme e Lotarisë së Kosovës dhe ka obligim ndaj punëtorëve të saj, thuhet në njoftim.

Lotaria e Kosovës kërkon nga Qeveria t’i ndihmojë në realizimin e së drejtës themelore për të punuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat