Çka do të ndodh sot

Aktuale

Çka do të ndodh sot

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 07:13
Foto ilustrim

Ngjarjet e datës 26 tetor 2021.

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë, ora 09:30-16:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për deminimin Humanitar. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Komisioni për Arsim shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe formimin e grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Organizata Studim Kritikë Veprim mban një aksion simbolik para Fakultetit Ekonomik. (Ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi shqyrton në parim Projektligjin për topografitë e gjysmëpërçuesve, vendimin e Qeverisë për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit investitor strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS, si dhe formimin e grupit të punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trepçën. (Kuvendi i Kosovës salla N-10, ora 11:00)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve të artit pamor për vitin 2020. (Kabineti i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ora 13:00)

Fondacioni Jahjaga lanson edicionin e tretë të Revistës ZA që prodhohet nga fondacioni me përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë përmes Planit të Tretë Kombëtar të Italisë për Gra, Paqe dhe Siguri. (Libraria “Dukagjini”, sheshi “Nënë Tereza” Prishtinë, ora 18:00)/.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat