Pyetja e Ramës e zë ngushtë Vitinë

Aktuale

Pyetja e Ramës e zë ngushtë Vitinë

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 23:47
Arben Vitia dhe Përparim Rama

Kandidatët për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama nga LDK dhe Arben Vitia nga VV, po përballen në një debat pak para balotazhit, ku përfundimisht do të vendoset kush do të qeverisë me kryeqytetin për katër vitet e ardhshme.

Gjatë debatit, Rama duke ju referuar programit të Vitisë, e zuri ngushtë këtë të fundit me pyetje rreth parkingjeve.

Rama thotë se në planin e Vitisë përmendet se do të ndërtohen 2600 parkingje me 1 milion euro. Rama e zuri ngushtë Vitinë duke e pyetur me çfarë kalkulimesh ka ardhur deri në këtë përfundim.

“I keni 2600 parkingje që keni prezantuar?”, pyeti Rama.

“Në zonat për rreth”, u përgjigj Vitia.

“Dua të të pyes, për 2600 parkingje e keni koston mbi 1 milion euro. Çfarë parkingje janë këto, nëntokësore apo mbitokësore?”, vazhdoi pyetjen Rama.

“Mbitokësore”, tha Vitia.

“A janë vetëm lyerje të vijave apo çka janë?”, pyeti me ironi Rama.

“2600 parkingje ndërtesa me 1 milion euro? Të cilat janë parkingje ndërtesa, po i bie që për 2600 parkingje ju mendoni se mundeni me ndërtu për 15 euro për metër katror ndërtesa?”, vazhdoi Rama.

E kur Vitia e pa se është zënë ngushtë, tentoi ta zvarritë debatin.

“Vetëm një sekondë…”, tha Vitia.

“Kush ua ka kalkuluar sepse ju po punoni me ‘ekspertë’, çfarë kalkulime janë këto? Këto janë kalkulime të gabuara”, tha Rama.

“1 milion euro për parkingje të cilat do të jenë në hyrje të secilit…”, tha Vitia.

“A e keni kalkulu?”, pyeti Rama.

“Po, ua tregova matematiken”, tha Vitia.

“Si ka sens me 1 milion euro të ndërtoni 2600 parkingje, me cfarë matematike? Po i bie 15 euro për metër katror”, tha Rama.

“Mos të kalojmë në ironi tani z. Rama”, vazhdoi Vitia. .

Megjithatë, Vitia nuk u përgjigj rreth kësaj çështje por u shfajësua duke thënë se theski do të jetë tek transporti publik.

“Është financim nga komuna e Prishtinës për parkingjet bazuar në planin e mobilitetin. Mbi të gjitha theksi do të jetë tek transporti publik”, sqaroi Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat