“Lista e zezë” e Bushit dhe “lista e zezë” e administratës Biden!

Aktuale

“Lista e zezë” e Bushit dhe “lista e zezë” e administratës Biden!

Nga: Idriz Morina Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 12:00
Lulzim Basha duke i pëshpëritur Berishës

Një ngjarje shokuese me zhvillime dramatike po përcillet në Shqipëri, por që po ndiqet me shumë interesim edhe në Kosovë. Lista e zezë e shpallur nga Stejt Departamenti Amerikan, e cila e shpalli ‘person non grata’ Sali Berishën, ka marrë një dinamizëm të paparë politikë dhe zgjedhor atje.


Befasia më e madhe ishte se përveç shpalljes ‘non grata’, opinioni u befasua me largimin, përkatësisht suspendimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, me vendim personal të Lulzim Bashës, pa ndjekur procedurat përkatëse. Pak kush e ka pritur një vendim të tillë, për shkak të raporteve simbiotike që kanë pasur ndërmjet vete këta dy.


Thelbi i debatit sot atje është se nëse “Foltorja” e Berishës, që nxiti një lëvizje masive të demokratëve, madje duke bashkuar edhe personalitetet e larguara prej saj, si Jozefina Topalli, që të bëhen bashkë për të organizuar një Kuvend të PD-së, të cilin Lulzim Basha dhe zyrtarët mbështetës të PD-së, po mundohen ta paraqesin si zhvillim të gabuar, që nuk po respekton statutin e partisë, dhe se përpjekjet e tilla janë ilegale. 


Berisha dhe mbështetësit e “Foltores” kanë mbledhur mbi 4.200 nënshkrime të anëtarëve të PD-së, mbi 25% e kërkuar për thirrjen e Kuvendit, ku pritet që të krijohet një strukturë e re e PD-së, ose siç vlerësojnë disa një parti e re. 
Kuvendi është paralajmëruar të mbahet me 11 dhjetor, dhe mbetet të shihet se a do të arrijë që Basha ta pengojë mbajtjen e tij, sepse është i rrezikuar seriozisht ta humb legjitimitetin, por i përkrahur fuqishëm nga ambasadorja e SHBA-ve Juri Kim. 


Kjo është letra kryesore e Bashës për të penguar një Kuvend, që mund ta çojë PD-në drejt një krize të re, dhe ai nuk ka pushuar t’i quajë organizimet e Berishës, përkatësisht të “Foltores” si antiamerikane. Por, si duket këto thirrje nuk e kanë ulur përkrahjen popullore të Berishës.


Berisha është shpallur ‘non grata’ nga administrata e Presidentit Biden, përkatësisht njoftimi është bërë nga vetë Sekretari i Shtetit Antoni Blinken në muajin maj të këtij viti: “Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit së bashku me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruan Sekretari Amerikan i Shtetit.
Shqiptarët edhe në të kaluarën janë përballur me figura të cilët kanë qenë në listën e zezë.

Kush janë shqiptarët nga Kosova në ‘listën e zezë’ të SHBA-së?

Është e habitshme se me çfarë agresiviteti po kritikohet pjesëmarrja e Sali Berishës në politikë, veçmas pasi ai ka deklaruar se nuk e ka primare të jetë në krye të PD-së. 

Pjesëmarrja në politikë asnjëherë nuk u është ndaluar në Kosovë, politikanëve dhe figurave që kanë qenë dhe janë në listën e zezë të SHBA-së. Shumë prej tyre kanë qenë deputet, ministra, kryetar komunash dhe kanë marrë pjesë aktive në jetën politike, asnjëherë pa u kryqëzuar nga mediat apo shoqëria.
Madje disa prej tyre janë akuzuar dhe kanë pasur procese gjyqësore për dyshime për vrasje politike. 


Disa prej tyre janë të dyshuar tashmë edhe nga gjykata speciale për krime lufte, dhe pjesëmarrje në “ndërmarrje të përbashkët kriminale”.
SHBA-të sikurse në Kosovë vështirë se dikund të kenë qenë të përfshira në politikëbërje dhe në vendimmarrje, por asnjëherë nuk është dëgjuar që ato u kanë kërkuar partive politike, të mos i lejojnë në lista zgjedhore kandidatët e tyre.


Për dallim prej atyre që kurrë nuk u hoqën nga lista e zezë, disa prej tyre janë hequr, dhe nuk janë rikthyer më.
Urdhëri ekzekutiv, që njihet si i emergjencës kombëtare ishte nënshkruar më 2001 nga presidenti Bush, ndërsa ishte vazhduar edhe nga presidenti Tramp më 2017. 
Kjo njihet edhe si Lista e Zyrës së Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit Amerikanë, i cili vendos sanksione edhe kundrejt shteteve, regjimeve e trafikantëve ndërkombëtarë të narkotikëve që rrezikojnë sigurinë kombëtare të SHBA-së.


Vetëm nga PDK-ja në listën e zezë ishin ose janë figura politike si Azem Syla, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa, Emrush Xhemajli, Ramiz Lladrovci. Që të gjithë këta kanë qenë deputet, në kryesinë e PDK-së, përveç Lladrovcit. Lushtaku ka qenë edhe kryetar komune në Skenderaj.


Ndërsa, Fatmir Limaj sa ishte në PDK ka qenë deputet, nënkryetar partie, dhe ministër, ndërsa ishte deputet edhe i NISMA-s, parti, që vazhdon ta udhëheq ai.
Po ashtu edhe zyrtarë të tjerë të PDK-së janë ende në listën e zezë, si Nuri Bexheti e Gafurr Elshani.


Nga AAK-ja, që nga fillimi ishte në listë të zezë Daut Haradinaj, por ai u bë edhe pjesë e përhershme e kryesisë së kësaj partie, dhe në disa mandate ishte deputet i saj.
Në listën e zezë janë edhe figura të ndjekura nga ligjet e Kosovës për shkak të mafiozitetit dhe marrjes me drogë, si Naser Kelmendi, Besnik Kelmendi, Elvis Kelmendi e Liridon Kelmendi, të dyshuar si udhëheqës mafioz e bosë të drogës.


Po ashtu edhe politikanët shqiptarë të Maqedonisë që janë në listën e zezë të SHBA-ve, vazhdojnë të merren me politikë, të jenë deputet, dhe të udhëheqin madje parti, siç është rasti me Menduh Thaçin, kryetar i PSHD-së e deputet. Ndërsa, anëtarë të kësaj liste janë edhe Xhemajl Hyseni, Xhezair Shaqiri, Daut Rexhepi, Xhevat Ademi, Gafur Adili.


Por, në Shqipëri Tom Doshit iu ndalua pjesëmarrja në zgjedhjet e fundit nacionale, me gjasë edhe pse kishte frikë se mund të humbiste Rama, ose nuk do të mund ta krijonte shumicën parlamentare. 
Po ashtu në vitin 2019, DASH-i, e kishte shpallur person ‘non grata’, Vangjush Dakon, kryetarin e Bashkisë së Durrësit të asaj kohe.
Ndërsa, në vitin 2003 nga lista e zezë u hoqën Ali Ahmeti, Fazli Veliu dhe Hysni Shaqiri, nga presidenti amerikan Bush, i riu. 
Pra, nuk përjashtohet mundësia që në rrethana të reja, dikush që është në listën e zezë, të dalë nga aty, por pak e vështirë për Berishën me moshën që ka, 77 vite!

Xhevat Ademi
Nuri Behxheti
Adil Gafurri
Idajet Beqiri
Tahir Dalipi
Haradin Bala
Gafurr Elshani
Sabit Gashi
Skënder Hebibi
Xhavit Hasani
Kastriot Haxhirexha
Xhemajl Hyseni
Izmet Kryeziu
Menduh Thaçi
Ton Marku
Xhavit Morina
Isak Musliu
Jonuz Musliu
Shefket Musliu
Rrustem Mustafa
Fatmir Limaj
Daut Haradinaj
Daut Rexhepi
Sait Rushiti
Rexhep Selimi
Shaqir Shaqiri
Emrush Suma
Azem Syla
Sami Ukshini, komandant “Sokoli”
Shefit Xhaferi
Emrush Xhemajli
Muhamet Xhemajli
Avdyl Jakupi
Xhezair Shaqiri
Sami Lushtaku
Nevzat Halili
Ramiz Lladrovci
Naser Kelmendi
Besnik Kelmendi
 Elvis Kelmendi 
Liridon Kelmendi
Tom Doshi e
Vangjush Dako

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat