“Kë e kam kundërkandidat, Arben Vitinë apo Qeverinë e Kosovës?”

Aktuale

“Kë e kam kundërkandidat, Arben Vitinë apo Qeverinë e Kosovës?”

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 21:45
Përparim Rama

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, thotë se nuk e dinë se kë e ka kundërkandidat, Arben Vitinë apo Qeverinë e Kosovës.

Rama thotë se po ndodh një hipokrizi sa i përket paraqitjeve televizive të Qeverisë, kryeministrit Albin Kurti me ministra për kandidatin e VV-së për Prishtinën, Arben Vitinë.

Rama thotë që këto paraqitje janë kundër tij.

“Kjo është e pakuptimtë kjo thirrje, dhe këto paraqitje televizive të Qeverisë, të zotit Kurti me ministra për kandidatin e VV-së, e kundër meje. Është njëfarë hipokrizie që po ndodhë. Është qesharake në njërën anë sepse unë mendova: Kë e kam kundërkandidat, a e kam Vitinë apo Qeverinë e Kosovës? Qeveria e Kosovës është e imja”, tha Rama.

Rama thekson se ai është diaspora për të cilën Vetëvendosja e thërret.

“Unë mendoj që është një thirrje e padrejtë, për arsye se Qeveria është e zgjedhur prej votave të qytetarëve të Kosovës. Momenti kur Kurti me të gjithë ministrat del në përkrahje të Vitisë, atëherë m’bon me pyet se çka po ndodh këtu? Dmth ato fonde, pagat e tyre, ata paguhen prej taksave që ne I paguajmë, rrogat i marrin prej neve, janë të zgjedhur prej qytetarëve ndërsa thotë se nëse unë zgjidhem, atëherë do ta shohim… Dmth ne do ta përkrahim Vitinë, por jo zotëri Ramën. Çka dmth kjo ? A doni me thonë që ju nuk do t’i përkrahni qytetarët veç pse unë votova, apo edhe për herë të parë ju po shkoni kundër diasporës. Unë jam diaspora për të cilën e thërret Vetëvendosja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat