Voton Arben Vitia

Aktuale

Voton Arben Vitia

Nga: A.M. Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 09:15
Arben Vitia

(E plotësuar) - Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka votuar në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Vitia i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, u bëri thirrje qytetarëve të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

 “Sapo e shfrytëzova të drejtën e votës në shkollën “Ali Sokoli”. Është ditë thelbësor për shtetin tonë. Sot vendoset fati i kryeqyteti tonë ndaj secili duhet të marrë pjesë në votim. Bëjnë ftesë të gjithë masivisht të dalin në këto zgjedhje dhe të japim shembull të demokracisë”.

Image

***

Sot po mbahen zgjedhjet.

Zgjedhjet po mbahen vetëm në 21 komuna.

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendose, Arben Vita ka votuar.

Ai ka votuar në shkollën "Ali Sokoli".

Ndryshe, Vita  garon për të parin e Prishtinës në balotazh me kandidatin e LDK-së,  Përparim Ramën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat