Rezultati përfundimtar për kryetar të Drenasit

Aktuale

Rezultati përfundimtar për kryetar të Drenasit

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 16:55
Driton Ajazi, Ramiz Lladrovci

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 20 nga 21 Komunat, të cilat u mbajtën më 14 nëntor 2021.

Rezultatet përfundimtare u shpallen edhe për kryetar të Komunës së Drenasit.

Ramiz Lladrovci në balotazh mori 11 904 vota apo 54.16% ndërsa kundërkandidati i tij Driton Ajazi mori 10 076 vota apo 45.84%.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shpalljen e këtyre rezultateve pas konfirmimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, me përjashtim të rezultateve të kandidatëve të për Kryetar të Komunës së Dragashit.

Ky institucion ka marrë vendim lidhur me apelin e paraqitur në këtë instiucion për me rezultatin e votimit jashtë Kosovës që i takon komunës së Dragashit si dhe ka lejuar ankesën në Gjykatën Supreme. Prandaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë që palët të shterojnë të gjitha mundësitë brenda afateve të përcaktuara ligjore.

Vërejtje: Pas shpalljes së rezultateve përfundimare, në afat brenda 24 orësh, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat