Mbahet takimi për Skemën e Garancisë për të Rinj

Aktuale

Mbahet takimi për Skemën e Garancisë për të Rinj

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 21:20
Foto nga takimi

Sot, në ambientet e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovë, u mbajt takimi i dytë i ekipit teknik ndërministror për procesin e hartimit të Skemës së Garancisë për të Rinj të udhëhequr nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Lajmi u bë i ditur nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook.

Gjatë këtij takimi u diskutuan sfidat kryesore në kontekst të Skemës së Garancisë për të Rinj, legjislacioni aktual i fushës së punësimit, aftësimit dhe rinisë.

Si dhe programet aktuale që ofrohen dhe kapacitetet institucionale të ministrive dhe agjencive për zbatim të kësaj skeme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat