​Ngjarjet e datës 13 dhjetor

Aktuale

​Ngjarjet e datës 13 dhjetor

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 06:27
Foto ilustrim

Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente të Komisionit Funksional në Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 09:00)

Mbahet procesi gjyqësore ndaj Salih Mustafës. (Hagë, ora 09:30-16:00)

Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar në Komisionin e Pavarur të Mediave - konstituimi i Komisionit dhe shqyrtimi i listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Mbahet Kuvendi i 17-të Zgjedhor i Këshillit të Nxënësve të Kosovës organizuar nga Këshilli Rinor Kosovar (KYC). ( Ish Rilindja, Prishtinë, ora 10:00 – 16:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit”, organizon tryezën e diskutimit mbi të gjeturat e raportit hulumtues "Korrupsioni në prag të parashkrimit". (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 10:00-12:00)

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK organizon tryezën me temën “Sigurimet Shëndetësore po fillojnë?!” (Hotel “Prishtina International” Veternik, Prishtinë, ora 10:00- 12:00)

Mbahet mbledhja konstituive e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e KK Rahovec, ora 10:00)

Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, me raport amandamente të Komisionit funksional për Buxhet, Punë dhe Transfere. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00)

Inagurohet Qendra Rinore Fanar në Kamenicë. Merr pjesë ish-presidentja Atifete Jahjaga. (Ora 12:00)

Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës të Mitrovicës, Bedri Hamza, në bashkëpunim me Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, do të mbahet akademi përkujtimore kushtuar njëvjetorit të vdekjes së veteranit të UÇK-së, brigada 142 Zosh, Eset M. Ujkani. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, Mitrovicë, ora 13:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin me amendamente për Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 14:00)

Mbahet seminari antidoping me përfaqësues të klubeve të volejbollit. (Ora 18:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat