Haradinaj e Murati replikojnë për “Contour Global”

Aktuale

Haradinaj e Murati replikojnë për “Contour Global”

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 12:50
Ramush Haradinaj

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe deputeti i AAK’së, Ramush Haradinaj kanë replikuar sa i përket shkëputjes së kontratës me kompaninë amerikane “Contour Global”.

Murati në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës tha se qeveria nuk ka shkëputur kontratën me këtë kompani, por që sipas tij, shkëputja e kontratës është bërë nga “Contour Global”.

Ai ka thënë se kritika e Haradinajt ka si pretekst t’i sigurojë ndonjë pozicion të favorshëm kësaj kompanie në raport me arbitrazhin dhe një padi potenciale.

“Sa i përket çështjes së energjisë elektrike e cila u ngrit nga deputeti Haradinaj, më duhet të theksoj se megjithatë ka të pavërteta në dy prej gjërave që u ngritën edhe sa i përket çështjes së “Contour Global” edhe sa i përket gazit. Nëse synimin e ka për ta kritikuar qeverinë, mund ta bëj me argumente tjera. Kritika e tij është pretekst për t’i siguruar ndonjë pozicion më të favorshëm “Contour Globalit” në raport me arbitrazhin dhe padinë potenciale që mund të rezultojë ndaj shtetit të Kosovës, atëherë besoj që nuk i bën shërbim vendit nëse vazhdon të flet për çështje të tilla të pavërteta“, ka thënë ai.

Ndërsa, Haradinaj i ka replikuar Muratit duke thënë se refuzimi i “Contour Global” rrezikon Kosovën edhe për shumë dimra tjerë.

Ai i tha Muratit se nuk e dinë se ku do të jetë ai në dimrat e ardhshëm.

“Refuzimi i “Contour Global” na rrezikon edhe për shumë dimra tjerë që na vinë. Çfarë do të bëjmë në dimrat e ardhshëm dhe ku do të jesh ti sepse e di që vonë ju ke bashkuar kësaj anije”, ka shtuar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat