​Ngjarjet e datës 21 dhjetor

Aktuale

​Ngjarjet e datës 21 dhjetor

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 00:04

Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu, së bashku me përfaqësuesit e KFOR-it dhe LIMAK-ut, do të mbajnë konferencë për media për finalizimin e projektit të zgjatjes së pistës. (Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ndërtesa VIP, ora 9:30)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike diskuton mbikëqyrjen e rekomandimeve të dhëna për organizatat buxhetore. E ftuar, Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

Policia e Kosovës lanson “Doracakun mbi shërbimet policore me ndjeshmëri gjinore për rastet kur vajzat dhe gratë i nënshtrohen dhunës”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)

ATK, Platforma Civikos dhe Iniciativa Kosovare për Stabilitet mbajnë diskutim me organizatat nga shoqëria civile rreth formalizmit të punësimit në vend, si dhe implementimit të projektit të ATK-së “Punësimi joformal 2021-2023”. (Hotel “Swiss Diamond”, salla “Ulpiana”, ora 10:15)

Komisioni për Ekonomi diskuton për raportin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë – ZRRE, lidhur me kontratën e re të qirasë së objektit të ZRRE-së. 
(Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Institucioni i Avokatit të Popullit organizon konferencën përmbyllëse të vitit 2021. (Avokati i Popullit, ora 11:00-12:00)

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi së bashku me kryetarin e Forumit Ekonomik Mbarëshqiptar, Nagib Fejzi, mbajnë konferencë për media. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 12:30)

Ministri i Bujqësisë Faton Peci raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për inspektimet. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 14:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takim me ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifi. ( Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 14:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 15:00)

Kosovo 2.0 organizon diskutimin për ndotjen e ajrit me temën “Po afron ajo koha e vitit kur s’mund të marrim frymë lirshëm!”(Hub 2.0 rruga “Ferat Dragaj” n.r 25, prapa Furrës Qerimi 1 “Bregu i Diellit”, Prishtinë, ora 17:30)

Agjenda e “Open Balkan” Tiranë - Pallati i Brigadave

-09.00 – Mbërritja e liderëve 

-09.05 - takim i Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë Veriore

-09.30 – Seanca plenare (Fjala hyrëse e kryeministrit Edi Rama) 

-10.45 – Diskutimet e liderëve për të ardhmen e Agjendës së Open Balkans 

-11.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve 

-12.00 – Forumi i Agrikulturës dhe Kooperimit Rajonal 

-13.00 – Konferencë për shtyp 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat