“Servili i Hashimit e paska kritikuar servilin e Albinit për servilizëm”

Aktuale

“Servili i Hashimit e paska kritikuar servilin e Albinit për servilizëm”

Më: 17 janar 2022 Në ora: 15:02
Melihate Tërmkolli

Sot ish-ministri i Jashtëm dhe i Brendshëm i Kosovës, Skender Hyseni, ka reaguar lidhur me mos-mbajtjen e referendumit serb në vendin tonë, teksa e ka quajtur servil dhe hipokrit politik të parin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërkaq kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani i ka quajtur strucë e qyqarë.

Këto deklarata Hyseni i ka bërë në një postim të gjatë të bërë në rrjetin social Facebook.

Hyseni ka shkruar se ndalimi i këtij referendumi ishte obligim kushtetues, por Kurtit e Osmanit u duhej një pjesë e opozitës në mënyrë që këta të dy të heqin çfarëdo përgjegjësie nga vetja e tyre.

Lidhur me këto deklarata të ish-deputetit Hyseni, ka reaguar edhe ish-homologia e tij në Kuvend, Melihate Tërmkolli.

Ajo nëpërmjet një statusi të shkurtër në Facebook thotë se “servili i Hashimit e paska kritiku servilin e Albinit për servilizëm”.

“Filozofi e randë kjo”, shtoi ish-deputetja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat