Qytetarët presin për t’u testuar

Aktuale

Qytetarët presin për t’u testuar

Më: 19 janar 2022 Në ora: 11:08
Qytetarët

Edhe gjatë ditës së sotme qytetarët ia kanë mësyrë tendës që është e vendosur tek Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) për t’u testuar.

Interesimi i qytetarëve erdhi menjëherë pas rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19.

Qytetarët të cilët po pritnin në radhë për t’u testuar, nuk kanë dashur të flasin para kamerave.

Ndërkohë që në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për një rast të vdekjes dhe 720 raste të reja me COVID-19.

E për të parandaluar përhapjen e virusit institucionet shtetërore kanë vendosur masa kufizuese, madje qytetarëve po u kërkohet edhe që të vaksinohen. Tashmë në vend ka filluar edhe vaksinimi me dozën përforcuese dhe atë të tretë antiCOVID-19.

Aktualisht në Kosovë janë 5 mijë e 678 raste aktive me koronavirus, e ku numri më i lartë është në Prishtinë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat