Tri mesazhet e Gabriel Escobarit

Aktuale

Tri mesazhet e Gabriel Escobarit

Më: 27 janar 2022 Në ora: 23:00
Gabriel Escobar

Kreu i PSD-së Dardan Molliqaj ka folur për intervistën që Gabriel Escobar, i dërguari i Presidentit Joe Biden për Ballkanin Perëndimor.

Sipas Molliqajt, janë tri mesazhe të qarta që ka dhënë Escobar për Qeverinë e Kosovës, e që janë dialogu, sovraniteti i Kosovës dhe Asociacioni i komunave serbe.

“Escobar në intervistën për Reportin, ka thënë thënë disa gjëtra të rëndësishme, e para: Për SHBA-në, dilaogu është i domosdoshëm, e dyta që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran e ka konfirmuar dhe e treta për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, e që rikonfirmonë se Qeveria e Kosovës duhet ta bëjën një Asociaion për të cilin është zotuar”, tha Molliqaj.

Ai tha se është e rëndësishme që Escobar ka rikonfimuar se Status Quoja është e dëmshme për Kosovën.

“Përgjigja e Escobarit ka qenë shumë indicative dhe ne besojmë që kjo është rruga e duhur, ai e ka kritikuar një rrugë që ka kritikuar edhe PSD-ja, e që është Statu quoja, sepse po ikin rinia dhe po zbrazet Kosova”, shtoi Molliqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat