Flasin nga Policia për numrin e protestuesve

Aktuale

Flasin nga Policia për numrin e protestuesve

Më: 29 janar 2022 Në ora: 15:59
Pamje nga protesta

Protesta e sotme bëri që shumë qytetarë t’ia mësyjnë sheshit “Zahir Pajaziti”.

Mirëpo, Policia e Kosovës ende nuk ka informacion për numrin e pjesëmarrësve në protestën e sotme.

Gazeta ka kontaktuar policinë por këta të fundit thanë se ende nuk kanë informacion lidhur me numrin e protestuesve në protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Nga pamjet e publikuara sot, në këtë protestë shihet se ka pasur dalje masive nga qytetarët , të cilët shfaqën pakënaqësitë e tyre.

Protesta e sotme është thirrur nga Partia Socialdemokrate, e që lideri i saj, Dardan Molliqaj tha se kjo nuk është protesta dhe aksioni i vetëm kundër këtij propozimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat