PSD mban sot konferencë për media

Aktuale

PSD mban sot konferencë për media

Më: 31 janar 2022 Në ora: 07:58
Foto ilustrim

Partia Socialdemokrate sot do të mbajë konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë. Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, ku nuk janë dhënë më tepër detaje.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, ku nuk janë dhënë më tepër detaje.

“Nesër, me datën 31 janar (e hënë), prej orës 10:00, PSD do të mbajë mbledhje të kryesisë. Më pas, në ora 13:00, do të mbahet konferencë për media në zyrën qendrore të PSD-së, në rrugën Bajram Kelmendi, Nr 68”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj dje gjatë ditës është deklaruar për protestën e djeshme ku ai goditi me shuplakë një zyrtar policor.

Molliqaj tha se ndjen keqardhje për atë që ka ndodhur dhe shtoi se i takon atij të marr përgjegjësinë për incidentin.

Ai tha se e kishte shtyer njërin nga policët dhe mohon se të njëjtin e kishte goditur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat