Infektologu Tolaj: Omicron, vala e fundit e virusit

Aktuale

Infektologu Tolaj: Omicron, vala e fundit e virusit

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 19:02
Ilir Tolaj

Omicron është varianti i fundit me të cilin po përballet Kosova dhe qytetarët e saj.

Ndërsa, virusi do të jetë prezent, por do të jetë vetëm grip i zakonshëm njëjtë sikurse viruset tjera.

Kështu po thotë infektologu Ilir Tolaj.

“Ne jemi padyshim duke u përballur me variantin e fundit me rëndësi klinike rreth pandemisë. Virusi do të jetë prezent, do të jetë endemik në mesin tonë dhe do të bëhet një prej viruseve të rëndomtë që do të shkaktojë infeksione gjatë muajve të ftohtë kryesisht që do të përcillen më simptome respiratore kryesisht si çdo infeksion tjetër i rrugëve respiratore, si çdo infeksion i ftohjeve të zakonshme me të cilat jemi duke u përballur”, ka deklaruar Tolaj.

Ai beson se pas kësaj vale me variantin Omicron, do të ketë raste vetëm në aspektin klinik, por jo edhe në aspektin e shëndetit publik.

“Në aspektin klinik ne do të kemi raste edhe në të ardhmen, por në aspektin e shëndetit publik më nuk do të paraqet problem besoj pas kësaj vale”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat