BKS lanson Hartën e Aksidenteve Rrugore

Aktuale

BKS lanson Hartën e Aksidenteve Rrugore

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 09:08
Valon Berisha dhe Sami Mazreku

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) sot edhe zyrtarisht ka lansuar platformën “Harta e Aksidenteve Rrugore” (https://harta.bks-ks.org/), e cila për qëllim të saj kryesor ka vetëdijesimin e qytetareve, por edhe uljen e aksidenteve.

Gjatë promovimit të saj drejtori i BKS-së Sami Mazreku ka thënë se platforma në fjalë është e lidhur me sistemin Insurex SIP.

Mazreku më tutje tregon se në platformë publikohen të dhëna në kohë reale, pasi që sipas tij, ai është i lidhur direkt me Departamentin e Dëmeve.

“Është një platformë e cila për qëllim të saj kryesor ka vetëdijesimin dhe ruajtjen e jetës së qytetareve të Kosovës. Brenda tre muajve platforma do të plotësohet edhe më shumë dhe në shpresojmë se në një kohë të shkurtë në të do të plasohen të dhëna në kohë reale”, ka thënë drejtori i BKS-së Sami Mazreku.

Më tutje drejtori më tutje ka bërë të ditur se gjatë muajve në vijim do të publikohet platforma tjetër Certifikata e aksidentit si dhe Sistemi Anti-Mashtrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat