Fiknete Bejta rikthehet në LDK

Aktuale

Fiknete Bejta rikthehet në LDK

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 15:28
Fiknete Bejta

Asamblistja e AKR-së, Fiknete Bejta, është rikthyer te partia e vjetër e saj, Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK).

Ajo në një postim në Facebook, ka thënë se është krenare për çdo hap që ka ndërmarr deri më sot, pasi në cilin do grup interesi ka punuar me përgjegjësi të plotë, profesionalizëm dhe etikë morale.

Kurrë nuk pranoj të ndaloj së luftuari deri sa të arrijë në destinacionin tim - e që është një qytet më i mirë se dje, një shoqëri më sociale dhe më e zhvilluar se sa dje.

Kam një qëllim në jetë, të fitoj vazhdimisht njohuri, punojë fortë dhe këmbënguli për të realizuar të drejtat për të tjerët. Nuk mundet e nuk ka asnjë dashakeq që mund të më ndaloj. Këtë e them me bindje të plotë sepse nuk jam vetëm, unë kam familjen time pranë motrat edhe vllëzërit e mijë, kam dashamirët që as në vitin 2017 dhe as në tetor 2021 nuk më lanë vetëm në rrugëtimin tim. Kërkova besim e përgjegjësi me llogo e sllogan emrin tim- Fiknete Bejta. Të tjerat janë histori”, shkroi Bejta në Facebook.

Ajo ka theksuar se pavarësisht pengesave duhet të vazhdojë puna.

"E kam kuptuar me kohë se për të qënë e motivuar, duhet të lëvizësh përpara pavarësisht pengesave, e në vendin tonë pengesa kemi me shumicë por prapë duhet vazhduar. Dhe unë do të vazhdojë ashtu siç kam vazhduar deri më sot, me bindjet e mia. E për ata që kanë pasur interesin të më njohin e dinë, se ato janë qartësisht bindje për një shoqëri pro-perendimore të lirë e demokratike në të gjitha dimensionet e saja".

Kujtojmë se Bejta ishte pjesë e listës zgjedhore të AKR-së në zgjedhjet e vitit të kaluar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat