Arrestohen 20 persona

Aktuale

Arrestohen 20 persona

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 20 persona gjatë 24 orëve të fundit në qytete të ndryshme të vendit.

Siç bëhet e ditur nëpërmjet raportit 24-orësh të PK-së, të dyshuarit janë arrestuar për vepra penale si dhuna në familje, vjedhje, për posedim të narkotikëve apo armëmbajtje pa leje.

Policia gjithashtu sqaron se 14 persona janë në mbajtje, ndërkaq tre të tjerë në vuajtje të dënimit.

Në këtë periudhë kohore, po ashtu janë shqiptuar 223 tiketa në bazë të ligjit COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat