​Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

Aktuale

​Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 23:57
Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër nga ora 11:00, ku ndër tjerash pritet të caktohet edhe data për seancën e re plenare.

Ky është rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar,

Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për vazhdimin e masave emergjente në furnizimin e energjisë,

Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidateve për një anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave,

Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës nga komunitetet joshqiptare.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat