Përkujtohen profesorë e historisë në UP

Aktuale

Përkujtohen profesorë e historisë në UP

Më: 7 mars 2022 Në ora: 15:35
Akademi përkujtimore

Profesorë e departamentit të Historisë në Universitetin e Prishtinës, janë përkujtuar në një akademi të mbajtur me rastin e Ditës së Mësuesit.

Në këtë akademi përkujtimore kushtuar Skënder Rizaj, Muhamet Terrnava, Masar Rizvanolli, Bedrush Shehu, Drita Gunga Bakia, Shukri Rrahimi, Muharrem Sopi, Nait Ipqiu, të cilët ndërruan jetë gjatë pandemisë, një fjalë rasti e mbajtiMentor Hasani, shef i departamentit të historisë në UP, i cili tha se profesorët janë ata që kanë ndikuar në edukimin e brezave tanë.

Hasani: Profesorët shërbyen si model për breza të tërë

“Të gjithë ata që kanë edukuar apo që ndikuar në edukimin e brezave të tërë siç janë profesorët e nderuar, i kanë dhënë kuptim e formësim jetëve tona...Profesorët tanë jo që vetëm që ishin themelues të këtij departamenti por për gjatë dekadave të punës tyre si mësimdhënës universitar, ata dhanë gjithçka nga vetja e tyre, duke u shërbyer kështu si model për breza të tërë”, tha ai.

Hapjen e akademisë e bëri profesori Muhamet Mala, ku paraqiti një kumtesë për profesorin Skender Rizaj, e po ashtu përkujtoi gjithë profesorët për 7 Mars, ditën e mësuesit. Ndërsa për Rizajn tha që ai ka lënë vepra që janë bërë udhërrëfyese për të gjithë.

Mala: Veprat e tij u bën udhërrëfyes për të gjithë

“Profesor, Skender Riza, i cili me punën, aktivitetin dhe përkushtimin e tij në hulumtimin e historisë së popullit shqiptar i kaloi kufijtë kombëtar. Ai arriti që shkencën e histografisë ta ngrit në nivelin më të lartë dhe në këtë kontekst, në një farë mënyre të na bëjë edhe neve që të ndihemi krenar kur sot e përkujtomë...Veprat e tij u bënë udhërrëfyesit e të gjithë neve studentëve që erdhën dhe i shkuan pas, dhe për këtë i jemi përjetësisht mirënjohës”, tha Mala.

Profesori Selim Bezeraj paraqiti kumtesë për profesor Drita Bakija-Gunga, e cila ishte gruaja e parë nga Kosova që morri titullin Dr. Shkence e Historisë.

Bezeraj: Drita Bakija-Gunga ka trajtuar për herë të parë një çështje të paprekur në histografinë tonë

“Ka punuar dhe hulumtuar në një varg institucionesh shkencore në Kosovë dhe jashtë saj, ku nga fondet e shumta ka mbledhur materialin me vlerë, i cili material arkivor i ka shërbyer si mbështetje në argumente për analiza shkencore të çështjeve të ndryshme historike. Punimi i saj i parë monografik i prof.Dr. Drita Bakija-Gunga është tema e saj e magjistraturës, “Lëvizja e Grave të Kosovës në mes të dy luftërave botërore. Punim ky i cili ka rendësi të veçantë për faktin se për herë të parë trajtohet një çështje e paprekur në histografinë tonë e duke pasur për mbështetje burime arkivore të dorës së parë”, tha ai.

Fetah Bakija, vëllai i profesoreshes Drita Bakija-Gunga, thotë që gjurmët e saj janë gjurmë prej pionieri sepse e ka parë rëndësinë e femrave në ruajtjen nga zhbërja e kombit tonë.

Bakija: Femra e ka shpëtuar kombin shpatar nga zhbërja

“Është një prej femrave të para që është angazhuar për emancipimin e femrës...Gjurmët e saj janë vërtetë gjurmë prej pionieri sepse e ka parë rëndësinë e femrës në ruajtjen nga zhbërja e kombit tonë. Ka pas një fjalë që e ka thënë, “Femra e ka pshtu kombin shqiptar nga zhbërja, sepse ajo edukatore e gjeneratave, e arsimimi saj na qon në sferat evropiane të emancipimit dhe kulturës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat