Rrustemi: S’jemi kundër Komisionit Hetimor, do të diskutojmë për përbërjen

Aktuale

Rrustemi: S’jemi kundër Komisionit Hetimor, do të diskutojmë për përbërjen

Më: 8 prill 2022 Në ora: 12:24
Adnan Rrustemi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Adnan Rrustemi, ka thënë se të enjten do të mbahet seanca e radhës e ku pritet të votohen Projektligji për Këshillin Prokurorial, i cili dështo dje të votohet, shkaku i mungesës së kuorumit.

Ndërsa sa i përket Komisionit Hetimor, tha se nuk janë kundër por që do të diskutojnë për përbërjen e këtij Komisioni.

“Sot kryesia vendosi që të enjten të mbahen dy seanca edhe për ligjin për këshillin prokurorial.

Pastaj kemi dy kërkesa nga partitë opozitare gjendjen e sigurisë në vend dhe një vjetorin e qeverisë. Kur kërkohet nga 40 deputet votohet vetëm përbërja. Në rastin konkret do të diskutojmë për përbërjen. Ne nuk kemi asgjë kundër komisionit”, tha Rrustemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat