​AAK kërkon “reflektimin” e shumicës

Aktuale

​AAK kërkon “reflektimin” e shumicës

Më: 14 maj 2022 Në ora: 13:01
Besnik Tahiri

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kërkuar nga shumica parlamentare që të reflektojë dhe të mbështesë iniciativën për tërheqjen e mjeteve nga Trusti. Në një konferencë për media paraditen e së shtunës nga grupi parlamentar i këtij subjekti politik u fol edhe për pagën minimale për të cilën u shpreh se kanë votuar kundër për shkak se duan që në mes të dy leximeve të ngrihet paga minimale dhe disa kategori të vendosen në barazi të pagës minimale.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, përpos që kërkoi që mazhoranca të mbështesë tërheqjen e Trustit, të shikohen mundësitë që kategoria e personave të kanë më pak të hyra në Trust, t’ju kompensohet shuma e tërhequr.

Tahiri: AAK-ja kërkon nga shumica parlamentare të mbështesë tërheqjen e Trustit

“AAK-ja kërkon nga shumica parlamentare që të reflektojë seriozisht dhe të mbështesin iniciativën e tërheqjes së trustit pasi ato janë para të qytetarëve të Kosovës, janë kontribut i tyre dhe rrethanat në të cilat është sot Kosova kjo është një gjë elementare që qeveria mund ta bëjë. Dhe po ashtu ta trajtojë mundësinë që për një kategori që ka më pak të hyra në Trust të bëjnë edhe kompensimin e tyre. Trusti nuk është dëshirë, nuk është vullnet i mirë, është domosdoshmëri për të gjithë ata që janë duke paguar dhe e kanë nevojë elementare”, ka thënë Tahiri.

Qeveria e Kosovës kishte dhënë opinion negativ për tërheqjen e kursimeve pensionale (Trust) dhe si rrjedhojë nuk e mbështet këtë iniciativë. 

Tahiri ka folur edhe për projektligjin për pagën minimale i cili nuk u votua në seancën e së premtes për shkak të mungesës së kuorumit.

Tahiri: Disa kategori të vendosen në barazi të pagës minimale

“Ne dje kemi votuar kundër pasi ne duam që në mes të dy leximeve të ngrihet paga minimale dhe disa kategori të vendosen në barazi të pagës minimale. Në ligjin e Punës, paga minimale ka një kriter të kalkulimit. Bazohet mbi 4 kriteret dhe kriteri i parë është kostoja e shpenzimeve jetësore. Vetëm me këtë kriter nuk përkon paga 250 euro. Dhe e dyta, përcaktimi i pagës minimale për sektorin privat është 250 ndërkaq përcaktimi që paguan shteti për ta në rastin e veteranëve dhe të tjerëve vendosin që t’i largojnë nga kjo skenë. Ky është diskriminim, është gabim”, është shprehur Tahiri.

Deputeti tjetër nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, tha se Qeveria e Kosovës, duke përjashtuar vetëranët rritja e pagës minimale ka dërgaur porosi të gabueshme, ndërsa u shpreh se duhet t’u krijohet mundëisa ligjore që të marrin pensionin dhe rrogën.

Berisha: Veteranët dhe duhet të kenë pagën sikur kategoritë e tjera

“Me këtë veprim Qeveria e Kosovës apo Vetëvendosje i ka çu dy porosi të gabueshme, një u ka thënë gjeneratave të reja se kushdo që lufton për liri shteti i Kosovës ua kthen kështu qysh ua kthen, d.m.th. u përjashton nga paga. E dyta, i thotë armikut tonë, këta që luftojnë për liri merremi ne me ta... Duhet të shtohet edhe një pjesë në këtë ligj, të marrin pagën, pensionin, të përfshihen në këto kategorizime, por edhe kanë të drejtë ta marrin rrogën dhe pensionin përnjëherë”, tha ai.

Deputeti tjetër Shemsedin Dreshaj ka thënë që AAK-ja kërkon që brenda ligjit për pagën minimale duhet të përfshihene dhe disa kategoritë të përsonave me aftësi të kufizuara të cilat kanë nevoja të shumta. 

Dreshaj: Ky ligj është diskriminues

“Ky ligj është diskriminues, pasi shumë kategori përjashton nga e drejta e përfitimit, në radhë të parë të verbrit, veteranët përjashton hemiplegjiket, tetraplegjikët, paraplegjikët, kategori këto të cilat nuk kanë mundësi të protestojnë, si duket kjo Qeveri dëshiron t’i diskriminojë ata të cilët nuk kanë mundësi fizike të protestojnë kundër vendimeve të padrejtaqë janë duke u marrë...  Këta njerëz në situatën aktuale janë lenë jashtë pagës minimale që është vërtetë e turpshme”, tha Dreshaj. 

Ndërsa në lidhjen me protestën e paralajmëruar nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtrae të Kosovës, Berisha është shprehur që veteranët e kanë të drejtën e protestës por AAK-ja do t’i mbrojë të drejtat e tyre në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat