Sot mblidhen gjashtë komisione

Aktuale

Sot mblidhen gjashtë komisione

Më: 24 maj 2022 Në ora: 06:41
Foto ilustrim

Sot gjatë ditës do të mblidhen gjashtë komisione parlamentare.

Pesë prej tyre do të mblidhen nga ora 10:00.

Më poshtë mund të gjeni se cilat komisione do të mblidhen dhe çfarë do të shqyrtojnë.

10:00 – Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Prokurimi në Korporatën Energjetike të Kosovës (2018-2020)”. Të ftuar kryesuesi i Bordit dhe kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut.

10:00 – Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për Inspektoratin Sanitar dhe atë për Inspektoratin Shëndetësor. (Kuvendi i Kosovës, N303)

10:00 – Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mban mbledhje. Prezantohet tema “Sistemi i Arsimit Parauniversitar në Kosovë”, nga Osman Buleshkaj, konsulent i GIZ-it. (Kuvendi i Kosovës, N204)

10:00 – Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Produktet Biocide. (Kuvendi i Kosovës, N506)

10:00 – Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja dhe atë për Akcizën në Produktet e Duhanit. (Kuvendi i Kosovës, N302)

11:00 – Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat