​Kurti fton Greqinë ta njohë Kosovën

Aktuale

​Kurti fton Greqinë ta njohë Kosovën

Më: 24 maj 2022 Në ora: 22:54
Foto nga takimi

Kryeministri Albin Kurti gjatë një adresimi në debatin e Greek House në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ka thënë se shpreson që Greqia sa më shpejtë t’iu bashkohet 22 shteteve të Bashkimit Evropian që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Duke folur për marrëdhëniet gjithnjë e më të mira dhe intensifikimin e bashkëpunimit, kryeministri Kurti tha se edhe takimet ndërmjet politikanëve të Greqisë dhe atyre të Kosovës janë shpeshtuar kohën e fundit. Ndërkohë që eksportet e Kosovës për në Greqi janë rritur 160 për qind.

“Afërsia gjeografike me Greqinë, por edhe kostoja e ulët e shpenzimeve krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, e bën Kosovën vend atraktiv për investime të kompanive greke”, tha kryeministri Kurti.

Po ashtu, shprehu besimin se Greqia mund të bëhet lidere në përshpejtimin e përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Ndryshe, Greqia është njëra nga pesë vendet e BE-së, së bashku me Rumaninë, Spanjën, Sllovakinë e Qipron që vazhdojnë të mos e njohin Kosovën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat