Duda Balje tregon pse abstenoi për Trustin

Aktuale

Duda Balje tregon pse abstenoi për Trustin

Më: 25 maj 2022 Në ora: 14:34
Duda Balje

Komisioni për Buxhet nuk e ka miratuar propozimin që t’i rekomandohet Kuvendit të Kosovës shqyrtimin e ligjit që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Ky projektligj është përcjellë për në Kuvend pa përkrahjen e Komisionit.

Deputetja Duda Balje e cila kishte deklaruar se do ta votoj këtë Projektligj, ka abstenuar në Komision.

Ajo ka treguar se nuk ka të drejt të votoj në emrin personal, por vetëm në emër të grupit multientik ku bëjnë pjesë 8 deputetë me 7 parti të ndryshme.

Ajo ka treguar se 4 nga këta deputetë nuk e përkrahin tërheqjen e Trustit.

Meqë votat kanë qenë 4 pro dhe 4 kundër, ajo në emër të grupit është dashur të abstenoi.

“Unë në Komisionin për Buxhet nuk kam të drejtë të votoj në emrin tim personal, vetëm në emër të grupit multietnik. Ne jemi 8 deputetë në grup, me 7 parti të ndryshme. Dje kemi vendosur me vota 4 me 4”, tha ajo.

Ajo është pyetur nëse ka ndërruar qëndrim rreth votës së saj për Trustin, por nuk është përgjigjur.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka iniciuar një ndryshim të këtij ligji duke kërkuar që qytetarëve t’u mundësohet tërheqja e një sasie nga Trusti për të tejkaluar krizën ekonomike. Qeveria ka dalë kundër propozimit, ndërsa Haxhiu është ankuar për vonesa nga komisioni.

Kundër një propozimi të tillë patën dalë edhe përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Të enjten është paralajmëruar protestë nga një grup qytetarësh që po kërkojnë t’u mundësohet kjo tërheqje.

Më 2020, pati ndodhur tërheqja e parë nga Trusti gjatë kohës së pandemisë. Atëkohë, vendimi parashihte që shuma të rimbursohej nga Qeveria ndër vite.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat